Robert De Niro në KanëAktori veteran, Robert de Niro, parakaloi në tapetin e kuq të Kanës për ekranizimin e filmit të tij të fundit “Hands of Stone”.

De Niro dha autografe për adhuruesit e tij para se të hynte në sallën ku do të shfaqej premiera, i shoqëruar nga regjisori Jonathan Jakubowicz dhe producenti Harvey Weinstein.

“Hands of Stone” e rikthen De Niron tek rolet klasike, nën petkun e menaxherit të legjendës së boksit Roberto Duran. Filmi tregon historinë e boksierit panamez teksa ky i fundit përgatitet për t’u ndeshur me Sugar Ray Leonard, i interpretuar nga ylli i muzikës R&B, Usher.

De Niro është një emër familjar në Festivalin e Kanës, duke qenë se ka qenë pjesë e panelit të jurisë dhe gjithashtu protagonist i 2 filmave që kanë fituar çmime, “Taxi Driver” më 1976 dhe “The Mission”, një dekadë më vonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here