De Niro do të nderohet me çmimin Kirk Douglas Award në edicionin e shtatë vjetor të festivalit Santa Barbara International Film Festival për kontributin e tij në film.

“Unë jam një fans i madh, jo vetëm për atë çfarë ai bën në ekran, por për shkak se ka krijuar Tribeca Film Festival…”.

“Kjo e ka sjellë kënaqësinë në Manhattan pas 9/11 (sulmit të 11 shtatorit mbi kullat binjake)”, ka thënë Kirk, sipas të cilit ka marrë emrin çmimi me të cilin do të nderohet De Niro.

Çmimin në fjalë më herët e kanë fituar edhe djali i Kirk, Michael Douglas, pastaj Harrison Ford, Quentin Tarantino, Ed Harris, John Travolta dhe vetë Kirk Douglas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here