Aktori Hollywoodian, Robert De Niro, thuhet se do të luajë në filmin e ri të regjisorit francez, Luc Beson, me titull pune “Malavita”, transmetojnë mediet amerikane.

Beson ka përshtatur skenarin sipas librit “Badfellas” (Djemtë e këqij) të autorit Tonino Benacquista.

Ngjarja e filmit përcjell një mafioz amerikan në pension (De Niro), i cili jeton në Francë bashkë me familjen e tij në kuadër të programit të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ai u kishte thënë banorëve lokalë të qytetit në të cilin jeton, se ka shkuar në atë vend për të shkruar historinë e zbarkimit të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa së fundit aktori amerikan do të paraqitet edhe në filmin, “”Hands In Stone”, i cili do të xhirohet gjatë këtij viti, ku në rolin e trajnerit legjendar të boksit, Ray Arcea, do të paraqitet De Niro, kurse këngëtari Usher do të mishërojë rolin e boksierit, Sugar Ray Leonard.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here