Robert De Niro mendon se ai është zëvendësuar nga Leonardo DiCaprio në filmat e regjisorit Martin Scorsese.

Legjenda 69-vjeçare ka bërë shaka para mysafirëve në Hollywood Film Awards në Beverly Hills gjatë të hënës, duke thënë se ai tashmë vetëm po shpërndan shpërblime dhe nuk po fiton asgjë për vete.

“Ajo çfarë më së shumti më josh këtu është të prezantoj shpërblime për të tjerët. I kam dhënë Oscaret Sean Penn, Eli Wallach dhe Francis Coppolas. E kam nderuar Meryl Streep në Kennedy Centre. I kam dorëzuar disa shpërblime jetësore Marty Scorsese-it, nga BAFTA deri te Golden Globe”.

“Andaj, edhe pse DiCaprio e ka marrë vendim tim në filmat e Martyt, kjo gjëja mbase do të shkoj te djaloshi”.

“Jam shumë i mirë në dhënien e shpërblimeve, por sinqerisht kam harruar të marr vetë ndonjë shpërblim. Ka kaluar një kohë përveç që e kam marrë atë medalje nga Liga Amerikane Irlandeze kur ata nuk mundën t’ia japin Liam Neeson”, ka thënë më tej De Niro.

Robert De Niro megjithatë u nderua në këtë ceremoni duke fituar befasisht çmimin “Aktori më i Mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here