Robert Berisha publikon baladën e re “Të Dua” Këngëtari i njohur Robert Berisha ka publikuar sot (e martë) me rastin e festës së Shën Valentinit, baladën e tij më të re dedikuar dashurisë.

“Të Dua” mban titullin kënga, e cila është punuar nga vet Robertin, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar poeti i njohur Fatmir Muja.

“Balada ime e re flet për dashurinë, ndaj kjo është dhe arsyeja që unë dhe bashkëpunëtorët menduam ta publikojmë me datën 14, me rastin festës së Shën Valentinit”, u shpreh këngëtari Berisha ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

Orkestrimi i këngës është realizuar në Maqedoni, dhe për këtë pjesë është kujdesur kompzoitori Darko Dimitrov, gjersa klipi i cili duket të jetë mjaft i veçantë dhe i përshtatshëm për këngën, është punuar nga produksioni Imagine Films.

“Përderisa kënga është kompozim i imi, kam pasur dëshirë që orkestrimin ta realizoj dikush tjetër, ndaj dhe iu drejtova Darkos në Shkup”, përfundoi Roberti. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here