Robert Berisha dëshiron të bëhet baba sërish Robert Berisha ka folur për Prive në intervistën 60 sekonda, për shumë anë familjare dhe personale. Ai ka treguar që nuk e ka tradhtuar kurrë Norën, por që do e falte nëse mësonte tradhtinë e saj, sepse “një njeri i madh fal”.

Robert Berisha është pyetur edhe për të bijën Renee. Ai ka thënë që Renee është gjithçka për të dhe që, kur të rritet, e mendon në profesionin e aktores. Gazetarja e prive e ka pyetur Robertin kur mendon të bëhet sërish baba me një fëmijë tjetër dhe ai ka thënë pas 3 ose 4 vitesh.

Renee nuk do jetë fëmijë i vetëm, në familjen e Robertit dhe Norës, megjithatë do kalojë edhe ca kohë me statusin që i jep gjithë vëmendjen e prindërve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here