Robert Aliaj: 'Më mirë në bordello se me politikanët!'; Ndoka: 'Unë jam ndryshe!'Një prej konkurrentëve më të përfolur të ‘Dance ëith Me’ është ish-Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka.Ai u prezantua sot për herë të parë në vallëzim bashkë me partneren e tij, Greta Koçin. Ata dolën fituesit e mbrëmjes së parë të ‘Dance With Me’.

Pas përfundimit të performancës me këngën ‘L’emozione non ha voce’ të Celentano-s, Nard Ndoka dhe Greta Koçi morën vlerësime të larta, ndërsa juria e përgëzoi Ndokën si një politikan që ka guxuar të shfaqet ndryshe.

Robert Aliaj përfitoi nga rasti për të dhënë mendimin e tij mbi politikanët shqiptarë, duke i kritikuar ashpër për mënyrën si e qeverisin vendin dhe sa pak afër janë me publikun.

‘100 herë më mirë njerëzit që janë në bordello se politikanët në parlamentin shqiptar!’, deklamoi Aliaj. Ai vlerësoi Ndokën që përmes pjesëmarrjes në spektakël po jep një imazh të ri të politikanit shqiptar.

‘Unë jam ndryshe!’ ishte përgjigja e menjëhershme e Ndokës. Ai u shpreh se nuk ka pasur për qëllim të gënjejë apo të vjedhë askënd, por përpiqet vetëm të sjellë pozitivitet tek njerëzit, ndaj edhe ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit./Anabel.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here