Robert Aliaj kundër të gjithëveTë martën mbrëma, “Dance with me” ka precipituar në debate të ashpra. Protagonisti, edhe këtë herë ishte Robert Aliaj, i cili përgjatë javës kishte akumuluar deklaratat e Markelës dhe Violës dhe sonte ka shpërthyer kundër tyre.

Provokimi ka nisur fillimisht nga Markela, e cila i ka ofruar Bertit “ca fara” për ta manipuluar, e nxitur nga një intervistë e tij në media disa ditë më parë.

Berti e quajti Markelën “veçse një injorante, një thashethemexhie dhe asgjë më shumë”.
Debati ka vijuar pak më vonë edhe me Violën, e cila tha se do ta falte Bertin, madje do t’i lutej gjyshes që të vinte dhe të kërcente me të, transmeton revista Class.

Sakaq, i revoltuar, Berti i është kthyer edhe Violës duke e fyer dhe duke i thënë se ishte ai që në fakt duhet ta falte për gjithçka ajo kishte folur lart e poshtë: “Në vend që të të fal unë për thashethemet sa majtas-djathtas, më del ti…”, i kthehet ai Violës, të cilën e quan një Barbie leckë dhe pa vlerë: “Nuk merrem me këto fshatare mali… Këtu duhet të ketë sa më pak lëpirës e skutha pas krahëve…”, ka thënë Berti i revoltuar: “Edhe një herë po jua them: kini kujdes, bëhuni seriozë në skenë…”.

Por, pa reaguar nuk ka mbetur as Valbona, e cila i është hakërryer Bertit duke e urdhëruar të pushojë, sepse ishte ai që nuk po tregohej aspak qytetar dhe ai që po e degradonte situatën. “Mbylle gojën dhe mos më çaj kokën mos më thuaj mua”, i ka thënë e revoltuar Valbona, pasi Berti ka filluar debatin edhe me të.

Pas këtij debati të ashpër edhe me Valbonën, Berti refuzoi të ndiqte vallëzimet e tjera dhe nisi të lexojë libër në emision.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here