Ndodhen në të njëjtin panel për të gjykuar fëmijët këngëtarë dhe në një moment kanë kaluar në fyerje publike ndaj njëri-tjetrit.
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, dhe piktori e këngëtari i muzikës së lehtë, që u bë i njohur në vitet ’80-të, Robert Aliaj, pas debateve në lidhje me opinionet e tyre mbi gjykimin e këngëtarëve të vegjël në spektaklin “Gjeniu i vogël”, kanë kaluar në fyerje personale e profesionale ndaj njëri-tjetrit.

Pasi Llakaj i është drejtuar Robertit me fjalët se, “ti nuk përfaqëson asgjë në muzikën shqiptare dhe nuk e di pse duhet të jesh në këtë panel”, ky i fundit ia ka kthyer me fjalët se “në fakt ti vetëm humor s’bën, humori yt është banal”. Ky nuk është rasti i vetëm i krijimit të situatave të tilla në panel, ku janë të pranishëm edhe këngëtaret Nertila Koka e Alma Bektashi.

Robert Aliaj, i njohur për natyrën e tij moskokëçarëse dhe prej rebeli, krijon gjithmonë situata konfliktuale me anëtarët e tjerë të jurisë, e duke u thënë në sy atë që ai mendon për ta. Po ashtu në edicionin e kaluar tek “Gjeniu i vogël”, të gjithë e kujtojnë fyerjen publike që ai i ka bërë këngëtarit italian, Albano. Nuk dihet se si i kanë marrëdhëniet ata të dy pas kuintave, Agroni  dhe Roberti.

Gjithsesi, për sa i përket karrierës së tyre, Roberti prej vitesh duket se ka bërë divorc me muzikën, duke iu përkushtuar pikturës dhe filmit. Ndërsa Agron Llakaj, i cili pas largimit nga spektakli “Portokalli” moderon show-n “Kush do të bëhet milioner”, po përgatit të rishfaqet në ekranin e “Tv Klan”, sërish si humorist me një spektakël të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here