Robert Aliaj: Do të doja të isha femër… dhe e bukur!Bukuroshja Arnita Beqiri dhe aktori Besi i kanë lënë të gjithë të manhitur me kërcimin e tyre në mbrëmjen e natës së sotme të “Dancë Ëith Me”, shkruan “Syri.net”.

Në fakt ajo që ka spikatur ishte pikërisht performanca e bukuroshes ish-Miss Albania 2010, e cila në CV-në e saj ka edhe punën si asistente-regjisore dhe juriste e shkëlqyer.

Por kërcimi i saj ka trazuar mendjen e Robert Alia, anëtari i jurisë, i cili me deklaratën e tij i ka lënë të gjtihë me gojë hapur, nënvizon Syri.net.

“Kur shikoj Arnitën duke kërcyer, mahnitem…. Me mua zoti është treguar i padrejtë, më bëri të shëmtuar dhe burrë. Do të doja të isha femër dhe e bukur”, u shpreh Roberti, duke i lënë të gjithë të befasuar, edhe pse tashmë jemi mësuar me Robertin, i cili gjithnjë shkon kundër rrymës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here