Robbie Williams ka pranuar se njëherë ka marrë heroinë dhe se gjithmonë do të joshet për të konsumuar drogë.
Këngëtari britanik, Robbie Williams, i cili disa herë ka qenë në rehabilitim shkaku i përpjekjeve që të zgjidhë problemet e tij me drogën dhe alkoolin, ai pranoi se ka pjesë të tij që janë të “çmendura” ende për drogat e rrezikshme dhe kurrë nuk do ta kapërcejë plotësisht këtë ‘ves’.
“Çdo gjë që dua unë është shkatërruese dhe shkakton varësi. Varësia nga rreziku nuk është pjesa ime, por është në natyrën ime. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja që do të donte të banonte në sferën psikodelike. Vetëm një herë e kam provuar heroinën dhe nuk u bëra i varur, por ende ekziston një pjesë e imja që është e çmendur për të gjitha ato,” tha Williams.
Edhe pse ende ka tundime që të përdorur drogë, Robbie Williams e di se duhet të qëndrojë larg nga kokaina, sepse ndikimi i saj është shumë i keq në të, ka shpjeguar këngëtari në një intervistë për gazetën “The Sun” “Unë nuk mund të marrë kokainë, sepse trupi im fillon të dridhet dhe kjo nuk është një skenë e mirë. Duart më mpihen dhe zemra vetëm sa nuk më lëshon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here