Robbie Williams ka theksuar se bashkëshortja e tij Ayda Field kërkon të ketë fëmijë, megjithatë vetë ai është i shqetësuar për t`u bërë baba.

Wlliams dhe Field u martuan në shtëpinë e tij në gushtin e kaluar dhe në nëntor mohuan raportet se ata duan të kenë fëmijë. Megjithatë këngëtari tani thotë se është duke menduar për këtë.

“Mendoj se kjo është pjesë e punës. Kështu shkon, ajo jo? Ajo është e paepur për të pasur fëmijë… Unë jam i tmerruar nga kjo”.

“Do të duhet dhe do të jem baba i mirë, pasi më kërkohet. Po, jam egoist. Më pëlqen të bëj atë që bëj, kurdo që dua ta bëj. Por në anën tjetër, një foshnjë vjen në jetën tuaj dhe ju detyroheni të mos bëni gjithçka që lidhet me ju, dhe kjo do të jetë e mirë për mua”, ka thënë Robbie.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here