Robbie Williams është martuar me të fejuarën e tij Ayda Field ditën e djeshme në orën 17:00 raporton e përditshmja britanike Mirror.

Ka qenë një ceremoni intime, në shehtësinë më të madhe larg mediave e fotografëve e cila u ka kushtuar 13 milion paund.

Ceremonia është zhvilluar në rezidencën e tij në Beverly Hills dhe e gjitha ka qenë organizuar nga mamaja e këngëtarit 36- vjecar. Po sipas Mirror alkooli ka qenë i ndaluar gjatë festimeve të dasmës.

Sipas rojeve të sigurisë disa prej të ftuarve kanë qenë edhe komshinjtë e tij, Paris Hilton, Avril Lavigne dhe Brian Wilson. Një surprizë tjetër e dasmës ka qenë dhe mos prania e pjesëtarëve të grupit “Take That”, Gary Barlow, Jason Orange, Mark Owen dhe Howard Donald

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here