Rob Kardashian dhe Blac Chyna bëjnë të ditur gjininë e bebesRob Kardashian dhe Blac Chyna muajin e kaluar bënë të ditur se shumë shpejt presin të bëhen prindër, dhe kjo supozohej të ishte një nga arsyet që reallity show i tyre mund të shtyhet, madje është në rrezik edhe të mos realizohet fare.

Sido që të jetë, pa krijuar shumë zhurmë ata u treguan mjaft të rezervuar në deklaratat e tyre në media.

Por së fundmi çifti ka thyer heshtjen teksa kanë bërë të ditur gjininë e fëmijës së tyre në një emision televiziz, duke treguar se ata presin një vajzë.

Rob Kardashian dhe Blac Chyna bëjnë të ditur gjininë e bebes

Rob kishte deklaruar në fillim të shtatëzanisë së Blac se do dëshironte të kishte djalë, por që më pas ka treguar se për të është e mjaftueshme vetëm që fëmija të jetë i shëndoshë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here