belushi-robAktori 32-vjeçar vjen nga familja shqiptare me të njëjtin emër. Ai është djali i Jim dhe nipi i John Belushi dhe në 10 vitet e fundit aspiron të bëjë karierë në botën e kinemasë.

Deri tani Rob Belushi ka interpretuar në shfaqje televizive, si tek ajo ku interpreton dhe i ati “According to Jim” dhe “The Defenders”, ndërsa aktualisht po merr pjesë në një reality të transmetuar në televizionet amerikane. Ai e cilëson mbiemrin e tij të famshëm si “një thikë me dy presa”.

“Mendoj se njerëzit janë shumë të interesuar të shohin se çfarë mund të ofroj unë. Gjithashtu, mendoj se ata kanë pritshmëritë e tyre se në çfarë niveli do të jem, pasi unë nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thotë Rob Belushi.

Shfaqja televizive ku ai po merr pjesë i kërkon atij të përdorë aftësitë e asimiluara në skenat e Çikagos, aty ku i ati dhe xhaxhai filluan karierën e tyre.

Belushi u rrit në Çikago dhe u transferua në Los Anxheles për të ndjekur shkollën e mesme. Fillimisht ai nuk ishte i interesuar për aktrimin dhe preferonte punën prapa skenave, por me kalimin e kohës ndryshoi mendje.  TCH

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here