Jonida MaliqiKëngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, ka vendosur që të nisë nga e para xhirimet e videoklipit të ri të këngës në bashkëpunim me DJ Blunt.

Bluetooth raporton se ky vendim është marrë “sepse produksioni që realizoi klipin herën e parë nuk i ka kënaqur pritshmëritë” e artistes, e cila është gjithmonë e kujdesshme në realizimet e saj.

Videoja e re pritet të xhirohet në fillim të javës së ardhshme në jug të Shqipërisë, ndërsa përveçse me një këngë të mirë, Jonida thuhet se do të vijë, si gjithmonë, me një stil dhe paraqitje të re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here