Filmi klasik “Some Like It Hot” së shpejti do të filloj të xhirohet përsëri. Filmi legjendar i vitit 1959 ka mbledhur rreth vetes një ekip të madh. Në rolin kryesor atëbotë ka luajtur Marilyn Monroe, Tony Curtis dhe Jack Lemmon.

Thuhet se në rolet udhëheqës të ri-xhirimit do të jenë Jude Law dhe Robert Downey Jr, të cilët kishin punuar tashmë së bashku në filmat e “Sherlock Holmes”.

Law dhe Downey janë një dyshe e madhe, dhe ne nuk dyshojmë se ata mund të jenë të denjë për rolet e Curtisit dhe Lemmonit.

Por, nuk dihet ende se kush do të luajë rolin e Marilyn Monroe. Filmi klasik i vitit 1959 ishte nominuar për gjashtë Oskare, por fitoi vetëm një edhe atë në kategorinë e kostumografisë më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here