Regjisori Guy Ritchie do të bëhet baba për herë të tretë. Mediet britanike kanë njoftuar se e dashura e tij, manekinia Jacqui Ainsley, është shtatzënë.

Ritchie dhe Ainsley janë njohur vitin e kaluar në një aheng, dhe pak më vonë kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Çifti pret fëmijën e parë në shtator, ka njoftuar “News of the World”.
Zëdhënësi i çiftit ka refuzuar të komentojë këto pohime.

Përndryshe Ritchie tashmë ka dy djem me divën e popit Madonna, 10-vjeçarin Rocca dhe djalin e adoptuar 6-vjeçar, David.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here