Shumë personalitete të njohura kanë marrë pjesë mbrëmë në festën promovuese të Absolut Tune Vodka, në West Village në New York.

Mes të famshmëve që lanë më së shumti përshtypje është edhe këngetarja Rita Ora. Media të shumëta kanë komentuar paraqitjen e 21 vjeçares mbi tepihun e kuq, duke e vlerësuar si yllin e mbrëmjes.

Ajo ka vezulluar me pantollonat e saj nga lëkura e zezë, kombinuar me këmishë të bardhë dhe një xhaketë sipër.
Këngëtarja ka finalizuar paraqitjen e saj me një serë aksesorësh nga ari, përfshirë edhe gjashtë unaza të veçanta, duke mos lënë anash buzëkuqin e ndezur, që tashmë është kthyer në shenjë identifikuese të Ritës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here