Këngëtarja e njohur Rita Ora vazhdon të ndihmojë familjet e tragjedisë së Grenfellit që ndodhi ditë më parë.

Kjo tragjedi e kishte prekur shumë këngëtaren shqiptare, e cila kishte treguar se ngjarja ka ndodhur afër vendbanimit të saj, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pak kësaj Rita kishte shkuar në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar banorët e Grenfellit.

Mirëpo Rita nuk po ndalet me ndihma. Ajo së fundmi në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku fton të gjithë të blejnë bluzat me mbishkrimin e Grenfell.

Ndërkohë të gjitha fitimet do të shkojnë te familjet e prekura nga kjo tragjedi.

“Blini bluzat me mbishkrimin Grenfell! Të gjitha fitimet shkojnë te familjet e tragjedisë së Grenfellit”, shkruhej në këtë fotografi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here