rita-ora-dubaiPse e duam Riten? E duam për shumë gjëra dhe njëra nga ato është se ka një shpirt lozonjar. Bëri shumë aventura në qytetin e Dubait, dhe shumë prej tyre i solli tek ne nepërmjet fotove që postoi në rrjetin e saj social.

Dhe, nuk lëshoi mundësine jetësore që të “zhytet” nën qiellin e kaltërt të këtij qyteti ekzotik, duke u lëshuar si një shqiponjë me krahët e hapura, në një eksperiencë që nuk kishte provuar asnjëherë më parë.

“Është gjëja më e mirë që kam bërë gjatë gjithë jetës”, ka thënë Rita menjëherë pas zbritjes në tokë, gjërsa kishte adrenalinen ënde ne kulm.

Videoja e Ritës duke kërcyer me parashute nga një lartësi prej rreth 4000 metrash është postuar në Youtube dhe pamjet spektakulare të këtij “skydive”-i janë mbresëlënëse. Së bashku me Riten ka kërcyer edhe e motra e saj Elena, ndërsa në toke i ka pritur vëllai i vogel Doni, me kamëre në dorë.

Një eksperience e tillë në Dubai, kushton diku rreth 350 euro, dhe natyrisht është një çmim që tani Rita mund t’a përballoj me lehtësi.

Burimi: vipat.info

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here