Rita OraBesohet se Rita ORA ka paguar 1500 funte për një natë në qendrën e dobësimit ‘Viva Mayr’ në Austri, për të hequr kilogramët e tepërt dhe formësim të trupit

Këngëtarja shqiptare Rita ORA këto ditë ka vizituar klinikën ‘Viva Mayr’ në Austri, e cila konsiderohet qendra më e mirë në botë për dobësim.

Ajo po shpreson që atje do të rikthejë linjat trupore që i kishte dikur dhe të përgatitet siç është më së miri për turneun botërorë që do ta fillojë këtë verë. Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, besohet se ka paguar 1500 funte për një natë në qendrën ‘Viva Mayr’, dhe i është nënshtruar disa aktiviteteve fizike përfshirë këtu edhe ushqimin e shëndetshëm.

“Është qendra më efikase në botë për humbjen e peshës. Ajo atje ka ngrënë ushqim organik dhe më shumë se 30 herë në ditë është futur në ujë të nxehtë që ndikon në shkrirjen e yndyrës”, ka deklaruar një burim i ‘Daily Mirror’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here