Pas Prishtinës, ku realizoi klipin e këngës së saj Shine ya Light, Rita Ora pati edhe disa paraqitje në SHB për të promovuar albumin e saj ORA, ndërsa ka kënduar live edhe në  emisionin e njohur amerikan “Jimmy Kimmel Live”. Por, turneu i saj nuk përfundon me kaq. Ajo ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të shkojë në Australinë e largët.

“Hej, mund t’ia qëlloni se kush do të shkojë në Australi brenda 6  ditësh? Unë!”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale, duke shtuar: “Mezi po pres, nuk kam qenë më parë”.

Por, kjo nuk është e tëra. Rita është në përgatitje edhe të albumit të dytë të saj, i cili do t’iu kushtohet “zemrave të thyera”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here