Rita së shpejti lanson këngën e reRita Ora ka konfirmuar se do të hënën në një nga radiot britanike do ta lansojë këngën më të re të saj.
Lajmin ajo e ka zbuluar përmes profilit të saj në Twitter, ku ka shkruar se është shumë e ngazëllyer të lajmërojë se kënga do të fillojë të transmetohet në radio më 18 maj.

Rita nuk ka lansuar ndonjë këngë të re që nga viti i kaluar edhe pse është përfshirë në disa nga bashkëpunimet e suksesshme si me Iggy Azalean, Charli XCX dhe Charles Hamilton, transmeton Koha.net.

Nuk dihet sigurt titulli i këngës por më herët Rita ka treguar se singëli i radhës do të quhet ‘Testosterone’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here