Ajo ka vetëm 18 vjet. Quhet Rita Sahatçia. Ka lindur në Prishtinë, përderisa gjatë luftës ka emigruar në Londër, bashkë me prindërit dhe motrën e saj më të madhe.

Pas kësaj, ajo është rritur në lagjen Ladbroke Grove të Londrës, përderisa është shquar për stilin e saj unik në muzikë dhe konsiderohet si njëra prej zërave më të mirë që ka Britania e Madhe, viteve të fundit.

Kryesisht është e frymëzuar nga Miles Davis, Billy Holiday dhe të tjerë, përderisa ka incizuar këngë, pasi ka rënë në kontakt me producentin Martin Terefe. Bashkë me të, ajo ka zhvilluar një zë që konsiderohet si zhanër “blues bashkëkohor”.

Në aranzhime, deri me tani Rita dhe Martin kanë bashkëpunuar me Ron Sexsmith, Tommy Sims, Craig David, James Morrison dhe Sacha Skarbek, me të cilat këngë ajo do të debutojë me albumin që do të lansohet në treg së shpejti.

Dueti i parë i Ritas ishte me Craig David, në këngën “Awkward” që ishte edhe në albumin e katërt të këngëtarit, “Trust Me” që u lansua në nëntor të vitit 2007 dhe debutoi bashkë me Craig në rezidencën e tij artistike në Londër me 2007.

Ajo realizoi koncertin e parë të saj më 22 tetor në Manchester. Koncerti i saj u konsiderua si një koncert që do t’i japë shtytje karrierës së saj të ardhme si këngëtare.

Pos kësaj, ajo bashkëpunoi edhe në një këngë te re me Craig David që quhet, “Where’s Your Love”, në të cilën këndon edhe Tinchy Stryder. Kënga është lëshuar për shkarkim digjital më 20 nëntor 2008.

Këngëtarja aktualisht ndodhet në Prishtinë, bashkë me familjen e saj. /express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here