Rita reagon pas lajmit të ndarjes midis Beyonce dhe Jay-ZNë tabloidet amerikane po qarkullojnë zërat se Jay Z dhe Beyonce po ndahen.

Mbi të gjithash, përsëri po thuhet se shkaktare për këtë ndarje janë Rita Ora dhe Rihanna, me të cilat Jay Z ka pasur aferë dhe Beyonce nuk mund mund të shtiret më.

Ata kanë pasur një turne super të suksesshëm bashkë vetëm vitin e kaluar, kanë udhëtuar bashkë gjithë botën, po kujdesen për vajzën e tyre Blue Ivy dhe vetëm pak ditë më parë Jay Z është treguar një fans i vërtetë i gruas së tij, kur është munduar të fshihet për të shijuar perfomancën e Beyonce në koncert dhe ka kënduar të gjitha këngët shumë i lumtur.

Pas gjithë këtyre, a po ndahen ata me të vërtetë? A është e vërtetë se Rita mund të jetë shkaktare për këtë ndarje?

Edhe po të ndodhte një divorc, që do mërziste shumë njerëz në mbarë botën, Rita shumë herë është munduar të mohonte dhe të siguronte të gjithë se ajo e ka Jay Z-në si një vëlla të madh dhe Beyonce për të është një ‘mbretëreshë’ dhe ajo është fansja më e madhe e saj, transmeton Lajmi.net.

Madje, Rita në një intervistë i ka ‘bërtitur’ një gazetari për këtë. Kur ai e ka pyetur se sa e vërtetë është që ajo ka ‘përzier’ diçka me Jay, Rita i është kthyer: ‘As mos guxo të mos e respektosh Beyoncen në atë mënyrë. Kurrë më!’, duke mbrojtur kështu idhullin e saj e jo veten.

Edhe Beyonce po vazhdon të përkrahë Ritën vazhdimisht, duke veshur koleksionet që ajo krijon për Adidas dhe duke shpërndarë fotografitë në webin e saj shumë të vizituar dhe në Instagramin me 45 milionë ndjekës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here