Këngëtarja Rita Ora, pas një muaji suksesi me albumin e saj “ORA”, ka publikuar datat e koncerteve në SHBA, ku edhe pritet të fillojë turneun vjeshtor. Më 23 tetor, këngëtarja pritet të fillojë turneun në Santa Ana të Kalifornisë.

Rita ORA është përgatitur që të fillojë festën në SHBA qysh nga muaji tetor, përderisa faqja e MTV-së ka prezantuar turneun e koncerteve të Ritës “The Ora Tour” që pritet të fillojë më 23 tetor.

Këngëtarja që do të jetë bashkë me kolegët që do ta ndihmojnë, Iggy Azalea dhe Havana Brown, vetëm gjatë muajit tetor do të këndojë në pesë qytete amerikane raporton zhurnal, ku do të këndojë këngët e saj më të njohura si “How We Do (Party)” dhe hitin e saj më të njohur “R.I.P”.

Të gjitha këto koncerte do të paraqiten në një emision kryesor të MTV-së për çdo javë, përderisa ato do të jenë emisionet e njohura të këtij televizioni MTV U dhe MTV Hits.

Ndryshe, ORA ishte në “MTV PUSH Artist” në korrik, përderisa mori pjesë edhe në MTV Music Awards, ku prezantoi çmimin “Best Male Video”, të cilin e mori “Moonman” nga Chris Brown, në shtator. Në të njëjtin muaj, pra në shtator, Rita debutoi si e ftuar speciale në “MTV Unplugged”.

Turneu i tetorit i Ritës

23 tetor – Santa Ana, CA @ Yost Theater

24 tetor – San Francisco, CA @ Regency

26 tetor – Chicago, IL @ The MID

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here