Rita pranë ish kunatës që e urrenNë New York po vazhdon të mbahet java e modës, ku pjesëmarrëse ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme në eventin e stilistes së njohur Vera Wang e veshur me një fustan të zi thuajse transparent.

Por ajo që ra në sy ishte vendi ku ishte ulur. Në rreshtin e parë ku ndodhej artistja me origjinë shqiptare, ishte edhe motra e ish të dashurit të saj, Rob Kardashian, Kylie Jenner.

Marrëdhënia e dy bukurosheve mbetet akoma e acaruar që nga ndarja e ashpër e Ritës me Rob.

Të dyja kanë shmangur kontaktin me njëra tjetrën, dhe janë argëtuar përkrah njerëzve të tjerë në këtë event.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here