Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila po bën bujë në mediat botërore e sidomos britanike, do angazhohet tani edhe në programe Show.

Ajo do t’i bashkohet panelit vlerësues të shfaqjes më të njohur për talentë të rinjë në Britani X Factor.

Rita do përcjellë nga afër audicionin që do të mbahet në Londër, këtë të hënë, bëjnë të ditur mediat britanike.

Ndërkohë juria e përhershme e X Factor është kërkim të anëtarit të katërt, pas largimit të Kelly Rowland dhe Rita cilësohet si kandidate potenciale, bashkë me Alicia Keys dhe Avril Lavigne.

Këngëtarja 21 vjeçare aktualisht po shijon suksesin e këngës ‘’R.I.P’’ të realizuar me Tinie Tempah, e cila ka shitur 100,000 kopje që në javën e parë të publikimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here