ritasnopdeogMe të mbërritur në Tajlandë, Rita ORA bëri me dije edhe arsyet e vizitës atje. Madje në një foto të postuar në Twitter, përbri së cilës ajo kishte shkruar se ‘së shpejti do të vijnë gjëra të mira me Snoop’, Rita la të kuptohet se bashkëpunimi i saj do të bëhet hiq më pak se me reperin e njohur amerikan Snoop Doog i shndërruar së fundmi në Snoop Lion. Dhe Rita, pas gjithsej katër ditë qëndrimi atje, ka bërë me dije se puna në shtetin e Tajlandës ka përfunduar. Ajo, pak para nisjes për në shtëpi ka postuar një tjetër foto në Twitter ku shkëlqen përkrah Snoop, foto kjo e cila është bërë gjatë xhirimit të klipit dhe bashkëpunimit të tyre më të ri. “Para se të shkoj në shtëpi. Këto 4 ditë të kaluara kanë qenë të mahnitshme! Ju falënderoj që më bëtë të shoh diferenca # nderime snoop”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja shqiptare. Ajo, në Tajlandë ka realizuar xhirimet për klipin e këngës “Torn Apart”, që është bashkëpunim me reperin e famshëm dhe e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të radhës.

1 Koment

  1. oij zemrushka jeme yt te duab edhe ti me i pre flokte qel edhe ty te dua edhe mi bo si Dafina Zeqiri ty dtu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here