Rita Ora ka rrëfyer se ngjyra e kuqe mbetet e preferuara e saj si dhe zbuluar se asaj i duhen 2 orë kohë për të vendosur se çka do të vesh për të dalë më miq, apo kudo tjetër.

Këngëtarja nga Kosova, thotë se i pëlqen të eksperimentojë me stilin e saj. “Gjithmonë bëj kërkime për rrobat e mia. Shikoj libra të artit dhe fotografisë dhe pastaj vendos gjëra së bashku.

Kjo me merr pak kohë. Me merr 2 orë të bëhen gati në mëngjes, për çka edhe miqve të mi ju duket e çuditshme, por që unë mendoj se është normale”, ka thënë ajo për revistën More.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here