Rita Ora zgjidh mosmarrëveshjen me Jay-Z-iRita Ora duket se ka arritur të zgjidhë një padi 2.4 milionë dollarë, të cilën kundër saj e kishin ngritur shefat e studios së incizimit, “Roc Nation”, pronar i së cilës është reperi dhe producenti Jay-Z-i.

Rita ishte paditur vitin e kaluar për shkelje të kontratës së incizimit dhe për dështim të realizimit të albumeve të cilat është dashur t’i bëj për ata.

Kjo padi kishte ardhur vetëm disa javë pasi Rita kishte dorëzuar dokumentet e saj në gjykatë, duke pohuar se shefat e kësaj kompanie kishte larguar fokusin tek ajo, duke u përqendruar në artistë të tjerë dhe jo në karrierën e saj. Avokatët e ‘Roc Nation’ kishin dorëzuar padinë në Nju Jork, duke thënë se kjo kompani ka shpenzuar më shumë se 2 milionë dollarë në marketing dhe zhvillim të albumit të saj të dytë, i cili ende nuk ka dalë në shitje.

Që nga nënshkrimi me këtë studio në vitin 2008, Rita ka prodhuar vetëm një album, atë me titull “Ora” në vitin 2012, ndërsa sipas kontratës, duhet të realizoj pesë albume. Mirëpo, Rita kishte kërkuar shkëputjen e kontratës, çka tani edhe e ka arritur, pasi sipas një vendimi të gjykatës, ajo është e lirë të nënshkruaj me cilëndo studio muzikore. Nuk dihen kushtet e marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here