Rita Ora insiston se nuk është e nevojshme “shfaqja e lëkurës” për dukje të bukur.

Këngëtarja 21 vjeçare, është kategorike në atë se vajzat për tu dalluar mes turmës dhe për të tërhequr vëmendje, nuk kanë nevojë të ekspozojnë trupin e tyre, por të veshen në mënyrë të duhur.

Rita është e njohur për stilin individual dhe i pëlqen kur e pyesin për veshjet e saj, pasi është krenare me zgjedhjet unike të rrobave.

Ora ka shpjeguar se ajo vishet varësisht nga disponimi që ka dëshirë të përcjellë, dhe shpreson se zgjedhjet e garderobës së saj ndikojnë pozitivisht tek njerëzit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here