Ajo ka një agjendë mjaft të ngjeshur dhe gjithmonë është në fluturim nga një shtet në tjetrin, për koncerte, intervista, e angazhime të shumta. Këngëtarja, Rita Ora, po qëndron këto ditë në New York, për disa projekte të saj. Ajo ka postuar një fotografi nëpër rrugët e New York-ut, e veshur me një pallto të kuqe gjer në fund të këmbëve. “Alice në botën e çudirave”, – ka përshkruar Rita fotografinë e saj. Rita po jeton sukseset e saj të njëpasnjëshme në muzikë, ndërkaq, së fundmi ajo është e nominuar për katër çmime në “MOBO Awards” dhe gjithashtu, është e nominuar në “MTV European Music Awards”, në kategorinë për artistë të rinj. Por më shumë se Liza në botën e Çudirave, me këtë pallto të kuqe, ne do të thoshim se duke si një kësulëkuqe e bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here