Rita Ora ka treguar së fundmi se ‘kishte frikë për jetën e saj’ gjatë betejës së saj ligjore me ish-labelin e regjistrimit të këngëve, Roc Nation, të cilin e zotëron Jay Z.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 28 vjeçe, dyshohet se i ishte ndaluar të bënte muzikë për pesë vjet, pasi bëri padinë në gjykatë në vitin 2015.

Ajo kishte paditur ish-labelin e saj me arsyen se ata e kishin neglizhuar, duke e lënë pas dore në punimin e projekteve muzikore, shkruan Metro.UK.

Këngëtarja shqiptare tha se ndjehej e “frikësuar” për shëndetin e saj mendor kur nuk mund të regjistronte muzikë sepse bërja muzikë ishte ‘gjithçka që dinte’.

“Patjetër që kisha shqetësim dhe po, kisha frikë nga jeta ime sepse, kjo është jeta ime. Muzika ime është gjithçka që di, kështu që unë u frikësova përfundimisht”, tha ajo për Daily Star.

“Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova”, tregoi më tutje artistja e lindur në Prishtinë.

Këngëtarja paditi Roc Nation në gjyq në vitin 2015 për t’u liruar nga kontrata e saj, pasi pretendoi se ata nuk po bënin punën e duhur me të.

Ata kundërshtuan një proces gjyqësor prej 2.3 milion dollarësh (2,083,000 euro), duke dhënë si arsyetim se Rita nuk kishte prodhuar ende mjaftueshëm albume, para se të arrinin në një zgjidhje.

E njëjta gjithashtu kishte akuzuar procesin ligjor për diskriminim gjinor, pasi ishte shprehur se po të ishte mashkull do t’ia kishte dalë mbanë më lehtë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here