rita3Një deklaratë bombë e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora pritet që të ngrejë një furtunë rreth figurës së saj. Karriera e së cilës po njeh suksese të pandalshme kohët e fundit, mund të jetë vërtetë objekt fantazie për shumë meshkuj, por në një intervistë për britaniken ‘The Sun’, biondja bukuroshe ka rrëfyer se ajo nuk ka kohë për meshkujt, pasi i ka sytë vetëm tek ‘gruaja’ e saj, modelja biseksuale Cara Delevingne.

Dy vajzat bukuroshe janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës kohëve të fundit dhe sipas Ritës, dashuria e saj për Cara është shumë e madhe.

“Ajo është zyrtarisht e imja, është e paprekshme për të tjerët. Tashmë e kam hequr nga ‘tregu’. Ne jemi si bashkëshorte me njëra tjetrën. Ajo është gjysma ime, njësoj sikur të ishim të martuara”, ka rrëfyer Rita për ‘The Sun’.

Pak kohë më parë, 22 vjeçarja u nda nga i dashuri i saj, Rob Kardashian, por ajo ka qenë e lidhur edhe me fituesin e X-Factor në Britani, James Arthur, me yllin e ‘One Direction’ Harry Styles, reperin Drake apo këngëtarin e njohur Bruno Mars.

Burimi: Vipat.info

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here