Rita OraRita Ora ishte vetëm 14-vjeçare kur zemrën e saj e kishte pushtuar një mashkull 26-vjeç. Edhe pse kjo mund të konsiderohet si një abuzim seksual, këngëtarja Rita Ora nuk dëshiron që ta konsiderojnë si viktimë, transmeton Zeri.info.

“Nuk dua të konsiderohet se kam qenë e abuzuar seksualisht në fëmijëri, sepse këtë lidhje e dëshiroja edhe unë dhe kjo më ka ngritur vetëbesimin. Nuk kam qenë e detyruar në asgjë. Isha e magjepsur me faktin se një mashkull dëshironte të më kishte. Kjo më bënte të ndjehem mrekullueshëm dhe nuk e qaja kokën se çfarë bënte ai dhe sa i moshuar ishte. E dëshiroja këtë. Ishte çmenduri”, ka zbuluar këngëtarja 24-vjeçe.

Për të gjitha këto, ajo ka folur në librin e saj autobiografik i titulluar sipas hitit të saj të parë ‘Hot Right Now’, dhe ka potencuar se edhe disa nga meshkujt me të cilët ka qenë në romancë, siç ishin Calvin Harris dhe Rob Kardashian, ishin të frikësuar, sepse ajo është një femër plot vetëbesim, shkruan më tej zeri.info.

“Meshkujt dinë të kenë frikë nga femrat të cilat ndjehen shumë mirë në lëkurën e tyre dhe kanë shumë vetëbesim. Dhe disa nga romancat e mia kanë dështuar pikërisht për këtë arsye”, ka rrëfyer Rita gjatë intervistës për rrjetin televiziv ‘Hunger TV’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here