Rita Ora Rita Ora ka nënshkruar kontratë të re me “Atlantic Records” pas betejës së gjatë ligjore me kompaninë “Roc Nation”.

Pop-ylli i famshëm që nga viti i kaluar ishte përfshirë në një mosmarrëveshje rreth kontratës me kompaninë e incizimit të reperit Jay-Z-i, e cila ka kërkuar 2.4 milionë nga ajo për shkelje të kontratës, por pasi e ka zgjidhur këtë problem përmes gjykatës, Rita ka gjetur shtëpi të re tek “Atlantic Records”.

Ajo të hënën ka nënshkruar kontratën me këtë kompani nga Nju Jorku dhe përmes një deklarate ajo ka vlerësuar shefat e kësaj studioje. “Muzika është dashuria ime e parë dhe mezi pres të incizojë këngët e mia të reja. U jam mirënjohës familjes sime të re ‘Atlantic Records’ për tërë mbështetjen dhe inkurajimin e tyre. Kapitulli i ardhshëm do të jetë i mrekullueshëm”, ka shkruar Rita.

Fjalë të mira për Ritën kishte edhe presidenti i “Atlantic Records”. “Rita është një talent i rrallë dhe një yll i vërtetë botëror. Më e rëndësishmja është se ajo është një këngëtare e jashtëzakonshme, e cila ka pasion të madh për muzikën dhe jam i lumtur për ta mirëpritur në ‘Atlantic Records’. Mezi presim të futemi në studio me të për të realizuar një album të mrekullueshëm”, ka deklaruar ai. Pritet që albumi i ri i Ritës të jetë i gatshëm gjatë fundit të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here