Pas lajmit që u përhap të hënën, Rita Ora është rrëfyer rreth ndarjes së saj nga Rob Kardashian.Derisa vëllai i vogël i Kim Kardashian ka mohuar se mesazhet e tij në Twitter kishin lidhje me ndarjen nga Rita, kjo e fundit ka dhënë anën e saj të tregimit. Duke folur për revistën britanike “Glamour”, ajo ka fajësuar oraret e ngarkuara të punës për përfundimin e lidhjes së tyre.

“Unë nuk jam në lidhje me Rob. Ne ishim të afërt për një kohë, por ajo nuk funksionoi, sepse unë nuk isha kurrë afër tij. Unë isha si një fantazmë. Kjo gjë më zemëronte, kështu që unë vendosa se ishte më mirë që të qëndronim në nivel miqësor. Sidomos në këtë moment, kur ka aq shumë gjëra në vazhdim e sipër”
Ora gjithashtu ka pranuar se ajo kurrë nuk ka gjetur dashurinë e vërtetë, duke shtuar, “Në 22 vjet, nuk ka pasur asgjë. Unë mendoj se kjo është dobësia ime e vetme. Frikësohem të largoj mbrojtjen time, dhe në qoftë se unë bie në dashuri me dikë tani, ai do të duhet të përpiqet 10 herë më shumë për të thyer mbrojtjen time.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here