Rita OraKur para dy vitesh Rita Ora kishte ardhur në Kosovë, në aeroport nuk e ka pritur askush. Të shtunën e tetë shtatorit, në Aeroportin e Prishtinës, kur ajo ka ateruar në vendlindjen e saj, kanë dalë gazetarë, fotografë, paparacë ndërkombëtarë e fansa.

Këngëtarja kosovare pjesë e shtëpisë diskografike “Rock Nation”, ka ardhur në Prishtinë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” që është pjesë e albumit të saj debutes “Ora”, i cili prej javës që shkoi kryeson top-listën në Britani.

Ajo ka aterruar në Prishtinë në orën 11:30, për t’u nisur drejt hotelit ku ka qëndruar disa orë. Prej aty ka marrë rrugën për në Stacionin e Trenit në kryeqytet dhe më pas në qendër të Prishtinës, afër “Newborn”. Gjatë natës vonë, ajo ka qenë edhe në klubin e natës “Zone”.

”Është e mrekullueshme që unë po rikthehem në vendin tim për të xhiruar videoklipin e radhës”, ka thënë Rita Ora. Vendi i parë ku ajo ka xhiruar ka qenë rruga që çon për në lagjen “Arbëria” afër stacionit të trenit. Disa motoristë të cilët enden nëpër rrugë, kanë qenë imazhet e para të klipit i cili është duke u realizuar nga një kompani britanike në bashkëpunim me një kompani tjetër kosovare.

E veshur si një motoriste, por me dukje në fytyrë si një “barbie” Rita ka bërë xhirimet e para të videoklipit të saj të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here