Rita Ora realizon këngë me titullin “Kosovo”Këngëtarja Rita Ora, ka konfirmuar se së shpejti do të realizojë një këngë me titullin “Kosovo”, raporton Koha.net.

Në një intervistë për “Depauliaonline”, ylli me prejardhje shqiptare ka folur për albumin e ri, i cili do të përmbajë një këngë të veçantë.

E pyetur se çka do të dallojë albumi i ri me albumin debutues, Rita është përgjigjur: “Do të kem më shumë këngë personale në album. Njëra do të quhet ‘Kosovo’, në të cilën unë do të shpalos gjëra të jetës sime dhe gjëra të cilat nuk i kam adresuar në medie, por që mund t’i adresoj me emocionet e muzikës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here