Rita OraGjyqtarja e spektaklit televiziv ‘X Factor’ dhe njiherazi këngëtarja me famë botërore Rita Ora, në një prononcim të fundit është distancuar nga biografia e publikuar në emër të saj.

Sipas përfaqësuesve të saj të cilët kanë folur pë mediumin ‘Page Six’, ata kanë theksuar : ‘Rita Ora aspak nuk ka bashkëpunuar me këta autorë të librit të publikuar me emrin e saj ‘Hot Right Now – Rita Ora biography’.

Mirëpo, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë nëna e Ritës, Vera Ora, e cila ka thënë: “Ky libër nuk është i shkruar dhe nuk është i autorizuar nga Rita Ora”.

Libri ‘Hot Right Now’, i shkruar nga dy autorë britanezë do të dalë në shitje më datën 29 Tetor në Angli dhe aty janë nxjerr shumë detaje nga jeta e Ritës, që kur ajo dhe familja e saj kanë shkuar si refugjatë në Britani.

Por e vërteta e këtij libri tani del në pah, se Rita dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë të bëjnë fare me këtë libër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here