Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, ka përshendetur gjithë shqiptarët me një status në gjuhën shqip. “I falenderojë të gjithë shqiptarët për përkrahjen . Ju dua Rita Ora”, është shprehur këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Kjo përshëndetje duket se ka ndezur zemrat e shqiptarëve, të cilët kanë pohuar se ndihen krenarë për Ritën dhe për karrierën e saj.

Bjondja simpatike, ka prekur majën e top-listës me këngën “R.I.P”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Tinie Tempah.

E shkruar nga Drake dhe e realizuar nga “Chase and Status”, kjo këngë ka grumbulluar 105 mijë shitje që nga java e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here