Rita Ora përjeton panik në ‘X Factor’Rita Ora ka pasur një periudhë mjaft të rëndë gjatë spektaklit “X Factor”, në momentin që duhej të largonte nga gara dhjetë kandidatë të saj.

Këngëtarja shqiptare, nga 16 kandidatët e saj, duhej të largonte nga gara dhjetë sosh dhe një gjë e tillë i ka shkaktuar shtrëngime në gjoks Ritës, transmeton Koha.net shkrimin e Daily Mail.

Në vendimin e Ritës, një ndikim të madh ka pasur edhe publiku, të cilët kanë reaguar gjatë kohës që ajo duhej të merrte vendimin.
“Publiku është i çmendur. Mendoj se kam një sulm të vogël paniku. Oh Zot! Ndihem kaq keq”, është shprehur Rita gjatë kohës sa duhej të merrte vendimin.
Kandidatët kryesorë për ta fituar “X Factorin” janë Monica Michael dhe 17 vjeçari, Charlie Beard.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here