Rita Ora ka filluar turneun në SHBA me stilin e saj të zakonshëm, duke u shfaqur me një kapelë me pupla,  gjatë performancës së saj në teatrin “Yost” në Kaliforni, në mbrëmjen e së martës. Këngëtarja britanike ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka bërë këtë koncert  një natë për t’u kujtuar gjatë pasi ajo performoi këngët e saj, tashmë të kthyera në hite, dhe argëtoi turmën me veshjen e saj të çuditshme.

Të gjithë sytë ishin drejt këngëtares që pushtoi skenën, por një person në veçanti nuk mund t’i hiqte sytë nga Rita. Rob Kardashian, i përfolur si i dashuri i saj, ishte në mesin e turmës që ndiqte këtë shfaqje energjike. Veshur me një xhaketë të zezë dhe kapele sportive, vëllai i Kim Kardashian, është parë duke shijuar performancën e 21-vjeçares Rita Ora.

Burimi : Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here