Rita Ora për pushime në UlqinRita Ora po pushon në plazhet e Ulqinit.Kjo ka bërë që mediat malazeze ta përcjell hap pas hapi këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Aktualisht Rita me motrën e saj Elenën është në plazhin e njohur të Bunës, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja shqiptare teksa mban në duar një mace, ndërsa është e veshur në bikini të zi dhe ka të vendosur në kokë një kapele.

Mediat raportuan se Rita është në shoqëri të pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, i cili ndodhet në plazhet malazeze, por këto mbeten vetëm thashetheme, pasi që britaniku po kalon pushimet me shoqërinë, ndërsa Rita me familjarët.

Rita Ora për pushime në Ulqin

Nuk dihet se a do të vjen Rita me këtë rast edhe në Kosovë, por këngëtarja duket se po kënaqet në shoqëri të familjarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here