Rita Ora do të jetë në garë me një numër të madh të yjeve britanike për të fituar çmimin për videon më të mirë britanike këtë vit. Kënga që do të vlerësohet nga kjo juri është bashkëpunimi i Ritës me Tinnie Tempah, “R.I.P”.

Këngëtarja Rita Ora do të jetë e nominuar për videon më të mirë britanike në “UK Music Video Evards”, që do të mbahet në këtë vit në Britani të Madhe, përderisa ajo do të zgjidhet nga votat e publikut për të më të mirë.

Rita dhe bashkëpunimi i saj me Tinnie Tempah, “R.I.P” do të jetë e nominuar për çmimin që zgjidhet nga publiku, kurse pos saj, këngëtarja Cheryl Cole me hitin e saj “One Direction”.

Hitet e Conor Maynardit ‘Vegas Girl’, Emeli Sandés, ‘Next to Me’, dhe ai i Jessie J-së po ashtu janë të nominuar në këtë kategori.

Video të tjera që do të konkurrojnë me Ritën, është edhe video “Earthquake” e grupit Labrinth, e profesor Greenit, ‘Read All About It’ dhe kënga e Calvin Harris’s ‘We’ll Be Coming Back’ që edhe përfundon nominimet për vitin 2012.

Të gjithë adhuruesit mund të votojnë për videon e tyre më të favorizuar nëpërmes faqes zyrtare të VEVO-së në Facebook, qoftë përmes kompjuterit dhe qoftë përmes telefonave të mençur, ndërkaq partneri zyrtar edhe këtë vit i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve është UK MVA.

“Është mirë të punosh përsëri me MVA sepse vetëm me ta ne mund të zgjedhim videon më të mirë që bën Britania”, tha drejtori i programit të VEVO-s, Tom Connaughton.

“Është shumë me rëndësi që të nderohen edhe njerëzit që i bëjnë këto video dhe ne e bëjmë këtë duke ua dhënë mundësinë që populli të votojë nëpërmes anketës në internet”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here