Rita Ora më në fund ka pranuar të komentoj rreth krahasimeve të vazhdueshme që i bëhet be Rihanna.

Ajo tha se po mundohet ta krijojë karakterin e saj si artistë dhe nuk dëgjon kritikat të cilat thonë se ajo është një kopje e Rihanna-s.Madje ajo e bëri të qartë se nuk ka armiqësi me të.

“Muzika ime është ndryshe, ne këndojmë ndryshe, ne vimë nga vende të ndryshme të botës”, tha Rita.

Rita është këngëtare e re në industrinë muzikore botërore, prandaj një zënke me një yll botërorë patjetër se do i binte në sy të gjithëve.

Pavarëisht thashethemeve sipas së cilave Rihanna po mundohet t’ia marrë të dashurinë Ritës, Rob Kardashian, ose thashethemeve se Rita ia ka vjedh asaj këngën “RIP”, e të tilla shkrime të cilat mundoheshin të pasqyronin një armiqësi mes tyre, Rita tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Ne takohemi shumë shpesh dhe dalim bashkë. Prandaj nëse njerëzit po munohen të krijojnë armiqësi mes neve, nuk do ju funksionojë. Ne jemi pjesë e një familjeje, familjes ‘Roc Nation’”, shpjegon kosovarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here