ritabeyonceRita Ora po vazhdon me intervista në media të ndryshme, pothuajse çdo ditë. Në më të fundit, ajo edhe njëherë ka përmendur lumturinë dhe suksesin që ajo ndjen duke qënë pjesë e njerës nga produksionet më të mëdha botërore, “Roc Nation” e cila menaxhohet nga Jay-Z. Ajo edhe njëherë tjetër nuk la pa përmendur ndikimin që ka pasur bashkëshortja e bossit, Beyonce në karrierën e saj.

“Pas nënës time, Beyonce është gruaja e cila më ka inspiruar dhe ka pasur më shumë ndikim në jetën dhe karrieren time. Ajo është thjesht një legjendë dhe vetë paraqitja e saj aty, është shumë domëthënëse për mua”, ka thënë Rita. Ajo gjithashtu tregoi se tashme është pothuajse gjithçka gati sa i përket albumit të saj të dytë, i cili do të dalë në shitje gjatë këtij viti. “Albumi i parë “ORA”, ishte më shumë eksperimental për mua.

Tashme e di se çfare dua dhe albumi i dytë do të jetë krejtesisht ndryshe”. Rita në fund të këtij muaji do të nisë turneun e saj, i cili do të mbajë emrin “Radioactive”, ndërkohë që besohet se për rastin e pavaresisë së Kosovës me 17 shkurt, ajo do të mbajë një koncert në Prishtinë.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here