Rita Ora nën hetim nga policia investigative Lajme aspak të mira vijnë për Rita Orën. Nuk bëhet fjale për jetën e saj personale, por për karrieren e saj. Raportimet e fundit flasin se Rita Ora mund të humbasë një pjesë të pasurisë së saj pasi është kapur me një shumë prej 2.3 milionë paund mashtrim.

Këngëtarja, pasuria e së cilës mendohet se është rreth 10 milionë paund, është kontaktuar nga policia investigative me pretendimin se një llogaritar ka mashtruar disa kompani për disa muaj, përfshi edhe bizneset për të cilat Rita ka investuar.

Përflitet se nëse llogaritë e 26-vjeçares janë ndër ato të infiltruarat, ajo mund të humbasë rreth 10 mijë paund. Megjithatë, investimet e saj janë të gjitha të mbrojtura nga sigurimi. Pritet në ditët në vijim nëse do të kemi një konfirmim nga vetë këngëtarja dhe sesa të vërteta janë këto zëra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here